Jennifer Lopez tregon format e saj perfekte

Bota e Yjeve

Jennifer Lopez tregon format e saj perfekte

Më: 18 maj 2018 Në ora: 16:35
Jennifer Lopez

Ajo gjithmonë din se si të shfaq pjesën e saj sensuale gjatë paraqitjeve në publik.

Por, Jennifer Lopez këtë gjë e dëshmoi më së miri në koncertin e saj të mbajtur gjatë të enjtes që lam pas, shkruan Daily Mail.

Ishte skena e Las Vegas ajo e cila i mundësoi adhuruesve të Lopez, ta shihnin atë duke vallëzuar në mënyrë mjaftë provokuese.

48 vjeçarja e veshur vetëm në të brendshme tregoi trupin e saj në top formë duke u shfaqur super seksi në vallëzim me valltaret e tjera. Por përpos trupit, këngëtarja tregoi se as fytyra e saj e bukur nuk ka asnjë rrudhë të vetme.

Vëmendjen më të madhe e morën këmbët e saj të gjata dhe të pasmet gjigante,  kur Jennifer ofroi një sërë lëvizje të egra në divan duke i ofruar kënaqësi turmës.

Këngëtarja gjithmonë ka qenë e sigurt me figurën e saj duke mos pranuar të humbte peshë asnjëherë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat