"Nuk mund të pres...", Princ Harry i emocionuar para dasmës

Bota e Yjeve

"Nuk mund të pres...", Princ Harry i emocionuar para dasmës

Nga: Bota sot Më: 18 maj 2018 Në ora: 22:51
Princ Harry

Princi Harry ka thënë se nuk mund të presë që të martohet me nusen e tij Meghan Markle, derisa takoi turmën e njerëzve jashtë Windsor Castle këtë pasdite.

"Unë jam shumë i emocionuar ... Nuk mund të pres",  ka thënë Princ Harry kur u pyet nga zonja Ritu Dutt, nga Richmond, nëse ai ishte duke pritur ditën e tij të madhe, shkruan Daily Mail, përcjell Bota sot.

Harry u takua me dashamirët jashtë kështjellës, derisa nesër do të martohet me Meghanin.

Ai u bashkua në një shëtitje për të takuar turmat e mbledhura me vëllanë e tij të madh, Princin William.

I veshur me një kostum zyrtar, Harry dukej i lumtur derisa në duar mbante një lodër.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat