Moderatorja e njohur shqiptare i futet muzikës? Ja çfarë thotë

Bota e Yjeve

Moderatorja e njohur shqiptare i futet muzikës? Ja çfarë thotë

Më: 21 maj 2018 Në ora: 14:58
Anjeza Maja

Prej vitesh është pjesë e ekranit shqiptar me emisionet e ndryshme që ka prezantuar, duke u kthyer kështu në një nga moderatoret më të dashura të publikut shqiptar. Bëhet fjalë për Anjeza Majën, e cila së bashku me Florian Agalliun prezantojnë çdo ditë emisionin ‘Në shtëpinë tonë’ në “Top Channel”.

Por askush nuk e dinte që prezantuesja është e talentuar edhe në muzikë. Së fundmi Anjeza i ka surpizuar të gjithë teksa ka lajmëruar se shumë shpejt do ta shohim në një projekt të ri që ka të bëjë me këngën.

Ajo ka postuar në “Instagram” dy foto ka treguar se është duke punuar për të sjell diçka të re, që ende nuk dihet nëse do jetë një këngë nga ajo, apo Anjeza do të jetë thjesht pjesë e ndonjë klipi.

“Do shihemi shpejt, diku në këngë. Një projekt i bukur vere”, ka shkruar Anjeza në përshkrim të fotos së saj, duke shkaktuar kureshtjen e miqve dhe ndjekësve të saj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat