Miliona njerëz u frymëzuan nga mesazhet e saj kundër kacerit, por vetë modelja e humb betejën me të

Bota e Yjeve

Miliona njerëz u frymëzuan nga mesazhet e saj kundër kacerit, por vetë modelja e humb betejën me të

Më: 23 maj 2018 Në ora: 17:07
Nara Almeida

Ajo frymëzonte shumë njerëz me mesazhet e saj për luftën kundër kancerit të stomakut, por vetë modelja braziliane e humbi këtë betejë.

Nara Almeida kishte mbi 4.5 milionë ndjekës në rrjetin social “Instagram”, ku publikonte rregullisht statuse rreth trajtimit të saj. Ndërkohë lajmi për ndarjen e saj nga jeta është dhënë nga i dashuri i saj.

Almeida u diagnostikua me kancer të stomakut më 8 gusht 2017 dhe postoi foto dhe video nga çdo fazë e trajtimit të saj, por në fund fatkeqësisht e humbi luftën.

“Për fat të keq Nara vdiq natën e kaluar, pas luftës së gjatë kam dashur ta kem atë përgjithmonë, por ajo meritonte të pushonte”, shkroi i dashuri i modeles.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat