“Dashuria që kam gjetur është dashuria më e madhe që shpresoja të ekzistonte”

Bota e Yjeve

“Dashuria që kam gjetur është dashuria më e madhe që shpresoja të ekzistonte”

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 12:11
Amal Clooney dhe George Clooney

Amal Clooney foli publikisht për herë të parë për të shoqin, George Clooney dhe binjakët e tyre, teksa aktori mori çmimin e arritjeve në jetë nga Instituti Amerikan i Filmit.

Avokatja 40-vjeçare u ngjit e emocionuar në skenë.

“Fillimisht dua të them se ai është një xhentëllmen. Ai është xhentëllmen në çdo kuptim të fjalës dhe në një mënyrë që duket disi e dalë kohe këto ditë”.

Aktori 57-vjeçar e shihte plot me dashuri, teksa ajo mbajti fjalimin befasues.

Amal tha se kishte hequr dorë nga ideja e martesës para pesë vitesh, derisa njohu aktorin.

“U takova me të kur isha 35 vjeç dhe kisha nisur të mësohem me idenë se mund të kisha mbetur ‘në derë’. Më pas u takuam dhe nisëm të fshiheshim në apartamentin tim në Londër. Shumë shpejt e ndjeva se pavarësisht se çfarë do të ndodhte, nuk doja të isha me askënd tjetër…”

“Nuk më zinte gjumi kur nuk ishim bashkë. Pesë vjet më vonë, asgjë nuk ka ndryshuar. Ai është personi që ka admirimin tim më të plotë dhe personi, buzëqeshja e të cilit më shkrin gjithmonë. I dashuri im, ajo që kam gjetur me ty është dashuria më e madhe që gjithmonë shpresoja se ekzistonte”.

Çifti nuk para i diskuton në publik çështjet e tyre private.

Ata janë prindër të binjakëve 1-vjeçarë Alexander dhe Ella.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat