Teksa Zvicra e ish-bashkëshortit Blerim Xhemaili bëhej gati për ndeshjen me Brazilin, Erjona Sulejmani shijonte rrezet në “Prestige Resort”. Bukuroshja shijoi ambientet e resortit dhe nuk ngurroi të shfaqej edhe buzë pishinës për disa foto kujtim nga qëndrimi i saj në Shqipëri.
Modelja ka zgjedhur të kalojë disa ditë në relaksin që ofron “Prestige” përpara se të niset drejt Rusisë, ku me sa duket do të ndjekë nga afër disa ndeshje të Botërorit.