Kida me poza atraktive në bikini nga pushimet në Turqi

Bota e Yjeve

Kida me poza atraktive në bikini nga pushimet në Turqi

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 11:26
Kida

Këngëtarja e re Kida është treguar mjaft e suksesshme me projektin e saj më të fundit “Bileta”.

Kjo këngë është pëlqyer në masë të madhe nga fansat, dhe këtë e dëshmojnë edhe shifrat e larta të klikimeve në kanalin YouTube.

E pas këtij suksesi, ajo ka vendosur t’i japë vetes disa ditë të mira pushimi.

Përmes rrjeteve sociale, Kida ka treguar se ka zgjedhur bregdetin e Turqisë, për të shijuar disa ditë të mira më plazh.

Ajo ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa fotografi, në të cilat shfaqet mjaft atraktive në bikini.

Këngëtarja vë në pah linjat e saj trupore, për të cilat bën kujdes të veçantë, që gjithmonë të jetë në top formë.

“Nuk ka nevojë filtra për këtë”, ka shkruar 20-vjeçarja në mbishkrimin e një prej fotografive.

Ajo ka pozuar e shumë stil në bikini të kuqe në pishinën e një prej resorteve më luksoze të Belekut.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat