Alketa Vejsiu është një ndër moderatoret më të njohura e të dashura për publikun shqiptar.
Së fundmi ajo po shijon disa ditë pushimi në Afrikë. Këtë e ka treguar vetë Alketa nëpërmjet fotove e videove që ka publikuar në profilin e saj në Instagram.
E teksa rrallëherë e kemi parë atë të pozojë e veshur me bikini, disa minuta më parë Alketa i ka çmendur të gjithë me një foto të tillë.
Vejsiu shfaqet e veshur me bikini të zeza teksa qëndron mbi një varkë buzë detit. Moderatorja duket tepër në formë dhe me siguri i ka çmendur të gjithë njerëzit që ndodhen aty.