"Game of Thrones" është ndër serialet më të njohur të viteve të fundit.
Dhe se episodi i ri “Game of Thrones” pritet të dal në janar të vitit 2019, por fansat e këtij seriali po presin me padurim ndonjë lajmi të ri.
Por, lajmi më i ri nuk ka të bëjë me serialin, por me dy nga personazhet.
“Mbreti i veriut” Kit Harington i ka dhënë fund beqaris dhe është martuar me kolegen e tij po nga ky serial Rose Leslie, shkruan "Bota sot".
Çifti, i cili luan rolin e Jon Snow dhe Ygitte, udhëtuan dy kilometra nga Kështjella Wardhill në Kishën Rayne, në Kirton të Rayne.
Ata janë martuar në kështjellën Aberdeenshire në Skotland, sipas “Dailymail” dasma e tyre ishte spektakolare.
Pjesëmarrës në këtë dasmë ishin edhe kolegët e tyre të serialit “Game of Thrones” duke përfshirë këtu edhe dy motrat e vogla të “Mbretit i veriut”, Maisie Williams, Sophie Turner, si dhe Emelia Clarke, Peter Dinklage e shumë aktor të tjerë.