Fantazma në vendin e xhirimit, këngëtarja shqiptare ja plas të qarës

Bota e Yjeve

Fantazma në vendin e xhirimit, këngëtarja shqiptare ja plas të qarës

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 17:23
Bebe Rexha

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha është një nga personazhet më të dashur për publikun shqiptar dhe të huaj.

Pak ditë më parë ajo nxori albumin e saj të ri dhe momentalisht ka qenë duke punuar për klipin e ri të këngës “I’m a mess” që do dal së shpejti.

Nëpërmjet postimeve në profilin e saj Bebe ka treguar se për të kryer xhirimet e klipit ka shkuar në një kinema të braktisur që thuhej se është i pushtuar nga shpirtra dhe qenie të mbinatyrshme.

Edhe pse këngëtarja shqiptare nuk besonte më parë në shpirtra, pas këtij xhirimi ajo është tmerruar dhe ja ka plasur të qarës.

“Pra, ne xhiruam videon e ‘I’m a Mess’ në një kinema të pushtuar e të braktisur. Unë fillova të qaja me sa të mundja. Kur një media kishte shkuar për të xhiruar aty, raportoi se 103 shpirtra ishin vizitorë në atë vend. Kurrë nuk  kam besuar kësaj gjëje por pas kësaj videoje, u besoj!”, ka treguar Bebe ndërsa ka postuar edhe foton e kinemasë”.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat