Si i shpenzon Cristiano Ronaldo milionat e tij - Bota Sot
Si i shpenzon Cristiano Ronaldo milionat e tij

Bota e Yjeve

E premte, 20 korrik 2018

Si i shpenzon Cristiano Ronaldo milionat e tij

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 06:32
Cristiano Ronaldo

Gjatë gjitha karrierës së tij si futbollist, Cristiano Ronaldo ka fituar shuma të majme parash. Ndërsa me kontratën e re me Juventusin do të përfitojë 30 milionë euro në sezon në katër vitet e ardhshme që në total do të jenë 120 milionë euro.

Ai është ndër sportistët më të pasur në botë kur kihen parasysh edhe paratë që i fiton nga reklamat e shumta dhe sponsorët. Mirëpo, si i shpenzon paratë e tij CR7?

Veturat

Ronaldo ka një koleksion veturash që do ta bënte xheloz çdo person që i pëlqen automjetet, ndërsa i vazhdimisht publikon fotografi të veturave të tij të shtrenjta.

Pasi e fitoi Kampionatin Evropian në vitin 2016, portugezi tregoi automjetin Bugatti Veyron 16.4 Grand Sport që kushton 1.69 milion euro.

Time raporton se ai posedon edhe një Aston Martin DB9, një Rolls-Royce Phantom Drophead Coupe, si edhe Bentley Continental GTC, si edhe një Lamborghini Aventador në vlerë prej 257.000 eurosh dhe një  Bugatti Chiron në vlerë prej 2.57 milionë euro.

Sipas Bleacher Report, koleksioni i veturave të tij kushton në total, mbi 4.2 milionë euro.

Shtëpitë

Cristiano posedon shumë shtëpi, mirëpo më e famshmja është vila luksoze në Madrid që kushton 6.08 milionë euro dhe ka qenë shtëpia kryesore  tij gjatë kohës sa luante te Real Madridit.

Në vitin 2015, CR7 i ka paguar 15.85 milionë euro për një apartament në Kullën Trump në qytetin e New Yorkut. Thuhet se pikërisht ai apartament ka qenë frymëzim për vendxhirimet e filmave “50 Shades of Grey”.

Tash kur do të jetojë në Itali, priten të tjera investime të mëdha të Ronaldos në patundshmëri.

Familja

33-vjeçari është baba i katër fëmijëve, ndërsa njihet për shpenzimet e mëdha që bën për familjen e tij. Ai ka paguar nëna surrogate për t’ia lindur djalin e madh, Cristiano Jr. dhe binjakët  Eva dhe Mateo. Vetëm lindja e binjakëve i ka kushtuar mbi 111.360 euro.

Disa muaj pasi i priti në jetë binjakët, Ronaldo dhe e dashura e tij, Georgina Rodriguez, u bënë prindër të një vajze që e quajtën Alana.

Nga ana tjetër, Georgina është parë me një unazë Cartier që kushton 698.170 euro.

Bamirësia

Ndërkohë që i kushton shumë vëmendje jetës së tij luksoze dhe njerëzve përreth tij, Ronaldo është shumë i njohur për aktivitetet bamirëse.

Pas tërmetit shkatërrues në Nepal në vitin 2015, Cristiano dhuroi mbi 5.57 milionë euro ër t’i ndihmuar të prekurit, ndërsa po ashtu ka dhuruar shuma të mëdha parash për t’i ndihmuar fëmijët refugjatë nga Siria dhe për ruajtjen e natyrën në Indonezi.

Në vitin 2017, ai e nxori në shitje Topin e Artë (të fituar në vitin 2013) që e shiti për 678.790 euro dhe të gjitha paratë shkuan për bamirësi.

Përveç dhurimit të parave, Ronaldo është dhurues i rregullt i gjakut, plazmës dhe palcës kockore, që nga mosha 24-vjeçare. Ai madje nuk bën tatuazhe për të mos pasur probleme eventuale në rast të dhurimit të gjakut.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test