Pas aksidentit të tmerrshëm, dalin pamjet e para të aktorit të famshëm në avionin e tij privat

Bota e Yjeve

Pas aksidentit të tmerrshëm, dalin pamjet e para të aktorit të famshëm në avionin e tij privat

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 07:57
George Clooney dhe Amal me fëmijët

Aktori i njohur hollivudian, George Clooney, i cili përfundoi në spital, pas një aksidenti që pësoi pak ditë më parë teksa ishte nv Sardenjë në Itali, duke shkuar me motor në setin e xhirimit për filmin e ri, është parë dje në avionin e tij privat duke u ndihmuar nga stafi dhe bashkëshortja e tij ndërsa ngadalë ngjiste shkallët.

Kjo është paraqitja e tij e parë pas aksidentit, shenjat e te cilit u duken qarte tek aktori këtë të enjte, teksa kishte vështirësi në të ecur.

Ky është momenti i tmerrshëm kur aktori u përplas me një Mercedes që duket se po ecte në korsinë e gabuar në ishullin italian të Sardenjës rreth orës 7 të mëngjesit të së martës. Ai është hedhur disa metra në ajër kur skuteri i tij u përplas me makinën.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat