Katie Price është fotografuar në skena të nxehta me të dashurin e saj të ri Kris Boyson, përderisa çifti po i gëzojnë së bashku pushimet në Tajlandë.
Duke veshur bikinit e poshtme me ngjyrë të verdhë që përshtateshin me rrobat e larjes të Kris-it, Katie në pjesën e lartë qëndronte topless duke i mbuluar gjinjtë e saj me flokë.
Në një foto tjetër Katie u pa e kthyer duke përqafuar të dashurin dhe duke bërë po ashtu përsëri provokime, duke ngritur këmbën lart.
Marrëdhënia e tyre u bë publike në maj dhe ata u përfolën mjaft shumë në mbarë botën.