Katy Perry rrëfen depresionin të cilin kaloi pas publikimit të albumit ”Witness”

Bota e Yjeve

Katy Perry rrëfen depresionin të cilin kaloi pas publikimit të albumit ”Witness”

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 15:50
Katy Perry

Këngëtarja e famshme Katy Perry së fundmi ka dhënë një intervistë për revistën prestigjose “Vogue Australia” ku për herë të parë ka treguar se ka kaluar një periudhë vërtetë depresive.

Vitin e kaluar pas publikimit të albumit të saj “Witness” ajo u trondit nga reagimi negativ i fansave të saj sa i përket prurjeve të tij.

“Kisha krijuar pritshmëri shumë të mëdha sa i përket mënyrës se si ky album do të përcillej tek publiku dhe reagimet nuk kanë qenë ato që prisja”, tha Katy duke shtuar se kjo e çoi në depresion e për ditë të tëra nuk ka dalë nga shtëpia.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat