Për ardhjen e Dua Lipës në Prishtinë ka shkruar edhe tabloidi i njohur britanik “Dailymail”.
Të mërkurën Dua Lipa është paraqitur me një veshje të mrekullishme derisa zbriti nga aeroplani privat në Prishtinë.
Duas, i është bashkangjitur në aeroplan motra e saj Rina dhe e dashura e tij Isaac Carew.
Dua Lipa pritet të paraqitet në festivalin Sunny Hill, i cili organizohet nga babai i saj në Prishtinë prej 10-12 gusht, shkruan “Dailymail”.
Këngëtarja e hitit “One Kiss” është mirëpritur nga fansat e saj me një buqetë me trëndafila të kuq, shkruan "Bota sot".
Ndërsa po udhëtonte drejt Kosovës, Dua ka dokumentuar kohën e saj në aeroplan duke publikuar në rrjetet e saja sociale.
Po, ashtu “Dailymail” shkruan edhe për incidentin e Dua Lipës me linjën e avionëve “United Airlines” të cilët kishin refuzuar të japin ushqim pa arra, pasi që motra e saj Rina është alergji nga ato.