Rosie Huntington-Whiteley tregon kofshën zbuluar me një fustan mëndafshi në New York

Bota e Yjeve

Rosie Huntington-Whiteley tregon kofshën zbuluar me një fustan mëndafshi në New York

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 07:01
Rosie Huntington-Whiteley

Ajo solli në jetë djalin e saj Jack në qershor të 2017 dhe daljet publike për Rosie Huntington-Whiteley kanë qenë të rralla kohët e fundit.

Modelja dhe aktorja, është shfaqur mahnitëse teksa merrte pjesë në hapjen e hapësirës së re të makinave Lexur, të martën në New York.

31-vjeçarja dukej e mrekullueshme me një fustan rozë mëndafshi dekoruar me gurë në pjesën e gjoksit dhe një të çarë në kofshë.

Rosie ju bashkua miqve të saj, modeles Winnie Harlow dhe aktorëve Justin Theroux dhe Rami Malek.

Winnie Harlow, kishte veshur një fustan të thjeshtë, me dantella.

Rosie u shfaq në shoqërinë e aktorin Justin Theroux, i cili ishte veshur me xhinse, një t-shirt dhe një xhaketë sportive të zezë.

Bukuroshja britanike nuk ishte e shoqëruar nga burri i saj aktori Jason Statham, 51 vjeç, babai i fëmijës së saj të parë, në këtë eveniment.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat