Nicki Minaj në kopertinën e re të “Vogue Arabia”

Bota e Yjeve

Nicki Minaj në kopertinën e re të “Vogue Arabia”

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 06:22
Nicki Minaj

Nicki Minaj vjen e veshur me një fustan të zi në numrin e shtatorit të “Vogue Arabia”.

Reperja duket për mrekulli në ballinën e kësaj prestigjiooze, veshur në fustanin e zi të gjatë, të hapur tek këmba, shkruan DailyMail.

Në fotografinë tjetër bardhë e zi, 35 vjeçarja kishte veshur një xhaketë dhe bartte një kapele në kokë.

Veshjen që ajo përdor në coverin e dytë janë nga Marc Jacobs, ndërsa në artikullin e revistës Minaj flet për ambicien e saj.

“Nuk jam këtu për të luajtur. Unë jam po aq e zgjuar, e talentuar dhe kreative si çdo njeri”, ka thënë ajo.

Duke kujtuar punën e saj në restorant para se të futej në industrinë e muzikës, ajo tha “Gjithmonë kam menduar se do ta çoj në ferr këtë punë, do të ndaloj së punuara kamariere dhe do të bëhem super-yll”.

Minaj sapo ka publikuar albumin e saj të katërt “Mbretëresha”, që u lansua të premtën e kaluar.

Është albumi i saj i parë që nga viti 2014, ku lansoi “The Pinkprint”, ndërsa të hënën do ta shohim në skenën e “MTV Video Music Awards 2018.”

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat