Përkundër betejës së vazhdueshme të divorcit me aktorin Brad Pitt, aktorja e njohur amerikane, Angelina Jolie, ka dalë për shëtitje me djalin e saj Pax i cili është 14 vjeç.
Ylli i botës së modës dhe filmit, ka shkëlqyer me një fustan të bardhë gjersa ajo kishte dalë për ecje me djalin e saj në West Hollywood.
Të dy ata po mbanin syze të diellit gjersa po shijonin akulloret e tyre në ditët e ngrohta të shtatorit, shkruan Dailymail, transmeton Klan Kosova.
Jolie e cila është nëna e Maddox 17 vjeç, Shiloh 12 vjeç, Zahara 13 vjeç, dhe binjakëve Vivienne dhe Knox 10 vjeç, dukej e qetë gjatë shëtitjes dhe tërhoqi vëmendjen e mediave me stilin e saj sensacional.