Vildane Zeneli zbarkon në Dhërmi, projekti sekret i modeles seksi që vjen nga SHBA

Bota e Yjeve

Vildane Zeneli zbarkon në Dhërmi, projekti sekret i modeles seksi që vjen nga SHBA

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 17:15
Vildane Zeneli

Që kur e kemi parë në një nga klipet e Flori Mumajesit, modelja 31-vjeçare Vildane Zeneli ka bërë tashmë më shumë famë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për format e saj të rrumbullakosura. Me plane tashmë edhe në muzikë si mikesha e Capial T e deri te 50 Cent, Vildane ka ndaluar këtë herë në jug të Shqipërisë, për të realizuar një set të nxehtë fotosh në plazhin e Dhërmiut.

Ka qenë fotografi Artan Korenica ai që ka shkrepur fotot, njëkohësisht autori i programit më të ri televiziv që pritet të transmetohet në “Top Channel”, me prezantimin e Klea Hutës. Bashkë me pozat e nxehta, Korenica ka shkruar statusin “së shpejti”, që nënkupton se Vildane mund të jetë një nga 12 femrat shqiptare që janë bërë të famshme në botë në programin e ri. Po kush është Vildane Zeneli, modelja e larguar nga Kosova në moshën 13-vjeçare? Prej vitesh, ajo komentohet si modelja më e pëlqyer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Që nga viti 2009, kur u shpall fituese e “Miss Kosova” dhe “Miss Diaspora Models International”, Vildane ka qenë fytyra dhe modelja për shumë brand-e botërore, si: linjën e veshjeve të Jennifer Lopez, Baby Phat, Canon, August Silk, Ed Hardy, Vera Wang, Just Cavalli, produktet kozmetike EBC dhe shumë të tjera. Portreti i saj bëri përshtypje për shqiptarët, kur ajo mori pjesë në klipin “Next” të Flori Mumajesit për të vazhduar me bashkëpunimet e saj në klipet e emrave të mëdhenj të muzikës botërore si: Timbaland, Pitbull and David Guetta, etj..

Po cili është sekreti që e bën Vildanen të jetë kaq tërheqëse, çfarë fshihet pas pamjes së saj, ambicia për të hyrë në tregun fitimprurës të muzikës e kinemasë dhe si përballet me ngacmimet e djemve? Në një intervistë për mediat ajo është shprehur: ”Unë marr shumë sms dhe e-maile nga djem dhe shumica e tyre janë komente e komplimente të ëmbla. Për sa kohë që ato janë të ëmbla dhe të respektueshme e vazhdojnë të jenë kështu, është shumë mirë.

Ata duan të më takojnë, të dalin me mua… Disa të tjerë thjesht duan të shprehin komplimentet e kjo është një gjë e mirë…“ Sa i takon marrëdhënies me 50 Cent, ajo i është përgjigjur: ”50 Cent është një artist dhe njeri i mrekullueshëm. Kam pozuar vetëm në një fushatë me të për kompaninë e tij të Vodkës EFFEN”. Imazhi shqiptar i markave botërore nuk ka hezituar të flasë për jetën e saj në SHBA dhe talentet e tjera që ka veç modës, pikërisht aktrimin dhe muzikën.

”Jeta ime në SHBA është vërtet një bekim. Jetoj absolutisht rehat, e lumtur dhe me shëndet të plotë. Familja ime është këtu, kam miq shumë të mirë dhe e dua punën që bëj”. Sa për paratë që ka arritur të bëjë nga moda, ajo thotë: “Po, kam arritur të bëj para. Unë ndiehem shumë e bekuar që të them se modelingu është profesioni dhe karriera. Duhet të jesh e lumtur të bësh atë që do dhe njëkohësisht të paguhesh shumë mirë për të. Në lidhje me ambiciet që ka, ajo thotë: “Kam qenë modele që në rininë time të hershme, pasi ai ka qenë profesioni im…

Gjithsesi, muzika mbetet në zemrën time dhe besoj se kjo do jetë ajo, që unë do të bëj për gjithë jetën time. S’kam provuar ende aktrimin, por kam më shumë se 30 reklama ndërkombëtare ku kam pjesë në to, ku unë flas. Kështu, mendoj se ky është një fillim i mirë drejt aktrimit, nëse do të merrem edhe me ketë gjini. Edhe pse të treja këto më sipër shkojnë bashkë në ‘biznesin e dëfrimit’, prapë ato janë shumë të ndryshme nga njëra-tjetra. Kam oferta për të luajtur në filma të ndryshëm, por unë dua të bëj gjëra të mëdha…

Më mirë të bëj një gjë që është e madhe e ka vlerë, se sa të bëj shumë gjëra, të cilat nuk do më jepnin shumë në karrierën time si aktore… Po ashtu dhe në muzikë”. E si e komentojnë amerikanët bukurinë e saj? “Amerikanët e përshkruajnë bukurinë time si shumë unike, të veçantë, ekzotike dhe shumë seksi… Asnjëherë nuk më njohin nga vij për tiparet që kam, shpesh besojnë se jam braziliane, latine apo mulate… (qesh)”. Kujtojmë që Vildane është komentuar gjithmonë për format e saj, për të cilat ajo ka thënë se i ka origjinale dhe se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat