Çifti i njohur i showbizit, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi, duket se po i shfrytëzojnë më së mirë këto ditë shtatori.
Prej disa ditësh ata ndodhen me pushime në Kubë, vend nga i cili kanë publikuar edhe disa foto, teksa shihen të lumtur me njëri-tjetrin.
Edhe kësaj here biondja e ekranit ka mahnitur me format e saj fizike, ndërsa siç shihet edhe në këto pamje të bëra publike në llogarinë e saj ne Instagram, ka ekspozuar “pikat e saj të forta”.
Një vit me parë çifti i dha fund beqarisë, në një ceremoni të zhvilluar në Shqipëri, e cila u komentua mjaft.
Nga ana tjetër, Marina, ndryshe nga motra e saj Luana, këtë sezon ende nuk ka konfirmuar asnjë projekt televiziv, duke e shfrytëzuar këtë kohë për pushime jashtë vendit.