Habit me deklaratën për tradhtinë ish-banorja seksi e BB: Kam qenë me të, por kam takuar 100 të tjerë

Bota e Yjeve

Habit me deklaratën për tradhtinë ish-banorja seksi e BB: Kam qenë me të, por kam takuar 100 të tjerë

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 12:55
Gerta Shino

Me siguri ju kujtohet banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri në “Big Brother 9” e cila la lojën e para nga çiftet e edicionit të 9-të, pikërisht Gerta Shino. Prej disa kohësh Gerta është tërhequr nga vëmendja mediatike duke mos dhënë intervista dhe duke mos u shfaqur në emisione, por po shijon në privatësi lidhjen e saj.

Gerta Shino është ish-banorja e “Big Brother 9”, e cila e la lojën e para nga çiftet e edicionit. Ka disa kohë që ajo është tërhequr nga vëmendja e medias, duke mos dhënë intervista apo duke mos u shfaqur në emisione.

Mesa duket ajo po shijon në privatësi lidhjen e saj. Gerta tashmë është shpërngulur në Norvegji, ku po bashkëjeton me të dashurin e saj. ndërkohë ajo ka hapur një kanal në “Youtube” ku publikon shpesh video nga jeta e përditshme me këshilla për ndjekësit dhe këtë herë i është përgjigjur edhe pyetjeve të tyre.

Pyetjes nëse e ka gënjyer ndonjëherë Florentin, të dashurin e saj, dhe ka dalë me dikë tjetër, Gerta i është përgjigjur: “Për herë të parë në jetën time, që unë jam e lidhur me një djalë, nuk e kam gënjyer dhe nuk kam dalë me asnjë tjetër. Këtu e kuptova që Florenti është personi i duhur për mua, sepse as nuk më shkon në mendje që të takoj një njeri tjetër, fare.

Ndërsa kur kam qenë me ndonjë tjetër më përpara kam takuar 100 të tjerë. Në qoftë se ndonjë nga ata e shikon videon, ju e keni kaluar dhe besoj se e keni marrë edhe vesh dhe nuk e keni më problem sepse nuk ju interesoj më unë. Nuk do t’ju kërkoj as falje, sepse nuk më vjen keq. E di që isha e keqe, por kështu jam unë”, është shprehur ajo.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat