‘Virusi’ për tu kthyer në Barbie i kushtoi 50 mijë dollarë

Bota e Yjeve

‘Virusi’ për tu kthyer në Barbie i kushtoi 50 mijë dollarë

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 07:04
Josie Capllonch

Josie Capllonch është emër i njohur në Australi që ka folur për herë të parë për operacionet plastike. Dëshira e saj më e madhe është të duket si një kukull barbi dhe këtë është munduar ta realizojë duke shpenzuar 50 mijë dollarë në kirurgji.

31-vjeçarja dha një intervistë për Dailymail ku tregoi se përveç fytyrës, bëri ndërhyrje edhe në trup.

"Unë nuk dukem aspak si ajo që kam qenë dhe njerëzit duan ta urrejnë këtë gjë. Kirurgët hoqën mishin nga stomaku dhe kurrizi për ta çuar në të pasme", tha ajo.

Ndërhyrjet e Josie janë në gjoks, në hundë, në faqe, në buzë, në nofull dhe në të pasme. Ndërkohë po planifikon që të bëjë një operacion të tretë në gjoks, një të dytë në hundë dhe në qepallat e syve. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat