Dua Lipa bën shqiponjën në festivalin e muzikës iHeartRadio - Bota Sot
Dua Lipa bën shqiponjën në festivalin e muzikës iHeartRadio

Bota e Yjeve

E shtunë, 20 tetor 2018

Dua Lipa bën shqiponjën në festivalin e muzikës iHeartRadio

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 07:16
Dua Lipa bën shqiponjën në festivalin e muzikës të iHeartRadio

Këngëtarja Dua Lipa mori pjesë në iHeartRadio Music festival Daytime Stage, që u mbajt në Las Vegas në Nevada.

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare është shprehur gjithnjë krenare për prejardhjen e saj.

Këtë gjë ajo e dëshmoi edhe në paraqitjen e fundit në tapetin e kuq të iHeartRadio, ku nuk ka hezituar që sërish të bëjë me duar simbolin kombëtar – shqiponjën.

Ajo dukej bukur dhe shumë elegante veshur me një palë pantallona të gjëra dhe një bluzë të zezë.

Në prapaskenat e festivalit, ajo është fotografuar krahas yjeve të mëdhenj të muzikës si Jessica Alban, Sofia Vergaran, Jennifer Lopezin e Becky G.

Përndryshe, “Electricity” mban titullin kënga e saj e fundit, të cilën këngëtarja e solli në bashkëpunim me Silk City, Diplo dhe Mark Ronson.

Është bërë e ditur se shumë shpejt këngëtarja shqiptare do të sjellë edhe një duet tjetër me legjendën e muzikës italiane, Andrea Bocelli.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test