Dalin fotografitë zyrtare të dasmës së Princeshës britanike

Bota e Yjeve

Dalin fotografitë zyrtare të dasmës së Princeshës britanike

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 19:05
Princesha Eugenie e Britanisë dhe Jack Brooksbank

Pas martesës së tyre në Windsor Castle, Princesha Eugenie e Britanisë dhe Jack Brooksbank lëshuan katër fotografi zyrtare duke përfshirë portrete me Mbretëreshën dhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore.

Çifti u martua të premten në një ceremoni në Chapel të Shën Gjergjit, ku dhe kushëriri i Eugenie, Princ Harry u martua me Meghan Markle në maj.

Eugenie 28 vjeçare u takua me burrin e saj tetë vjet më parë në një udhëtim me ski në Alpet Zvicerane. Brooksbank, punon si ambasador i markës për tequila Casamigos.

Fotografitë tregojnë portretin familjarë, rrugën me karrocë të çiftit, portreti me fëmijët mbretërorë dhe në fund janë veshjet e çiftit para darkës private të premten në mbrëmje.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat