Blogerja e njohur Armina Mevlani dhe djali i ish-kryeministri Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, kanë kurorëzuar dje lidhjen e tyre disa vjeçare në një fejesë luksoze.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë blogerja, e cila me anë të fotove në “Instagram” ka treguar se dita e djeshme ka qenë një ditë speciale për të.
Armina ka ndarë më fansat e saj disa nga momentet më të veçanta nga festa, por nuk ka treguar se cilët kanë qenë të ftuarit.