Charliz një aktore me aspak vetëbesim, zbulon frikën e saj më të madhe gjatë xhirimeve

Bota e Yjeve

Charliz një aktore me aspak vetëbesim, zbulon frikën e saj më të madhe gjatë xhirimeve

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 15:12
Charlize Theron

Aktorja e famshme Charlize Theron ka qenë protagoniste në filma të ndryshëm dhe shumë të suksesshëm që në pamje të parë për të duken shumë të thjeshta për t’u realizuar.

Në një intervistë të dhënë për “Access” fituesja e çmimit “Oscar” rrëfeu se frika e saj më e madhe është se mund ta pushojnë nga puna.

“Sa herë jam në xhirime them me vete, o Zot ata do ta kuptojnë se kjo është një gënjeshtër dhe unë jam një aktore e tmerrshme. Koha e vetme kur ndihem mirë është pasi filmi përfundon” , tha ajo.

Theron gjithashtu shtoi se ka shumë komplekse dhe pasiguri si femër sidomos për faktin se në industri femrat paguhen më shumë se meshkujt dhe shpeshherë ka frikë ta ngrejë zërin për të kërkuar më shumë para.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat