Shkëlqeu gjatë fejesës, por fustani i Arminës mbante fshehur këto mesazhe

Bota e Yjeve

Shkëlqeu gjatë fejesës, por fustani i Arminës mbante fshehur këto mesazhe

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 15:26
Armina Mevlani

Blogerja e njohur Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha janë fejuar dje në një ceremoni private me 30 të ftuar.

Pak pas fillimit të ceremonisë, fotot nga festa u përhapën me shpejtësi në rrjet. Në ditën e saj të veçantë, Armina shkëlqeu me fustanin me lule të gjatë deri në fund të këmbëve.

Mirëpo askujt nuk i kishte shkuar në mendje për kuptimin e veçantë të veshjes së saj “Dolce Gabbanna”.

Lulet në fustanin e Arminës, të quajtura bozhure, nuk ishin rastësore. Sipas ‘Anabel’, bozhuri njihet si një nga lulet më jetëgjata, e cila jeton deri ne 100 vite.

Ajo ka kuptimin e bashkimit dhe vazhdimësisë dhe njihet si bima e mirëqenies dhe gëzimit, gjetja e duhur për ditën e fejesës së saj.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat