Vajza më seksi e motit, e zhgënjyer nga futbollistët

Bota e Yjeve

Vajza më seksi e motit, e zhgënjyer nga futbollistët

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 19:25
Sol Perez

Vajza më e famshme e motit në Amerikën e Jugut ka zbuluar se shënjestron yjet e futbollit për të gjetur dashurinë, por gjatë kësaj përvoje ka mbetur e zhgënjyer, sepse e kanë tradhtuar.

Sol Perez, e cila konsiderohet ikona e dhënies së motit, pranoi gjatë një interviste se ajo dilte së fundmi me lojtarin e kombëtares argjentinase, Ezekiel Palasios.

Por, marrëdhënia e saj me mesfushorin 20-vjeçar të River Plejtit përfundoi, pasi ajo mësoi se ai kishte dy të dashura të tjera. “Tani nuk dua të dal më me futbollistë”, tha modelja 25-vjeçare. “Unë nuk doja kurrë që të dilja me një më të vogël se unë, por ai ishte shumë këmbëngulës.

Një ditë më kërkoi të dilnim në publik dhe donte që të pinim diçka në shesh. Pastaj më akuzoi se unë dilja me dikë tjetër (aktorin Huan Guilera).

Dhe u zemërua, por nuk është e vërtetë. Më vonë na u afruan dy gra që pretendonin se ishin të dashurat e tij. Nuk më pëlqeu aspak dhe pasi më ktheu çelësat e shtëpisë time, ne nuk u takuam më”.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat