Meghan Markle tregon barkun e rrumbullakosur dhe merr dhuratën e parë për bebin

Bota e Yjeve

Meghan Markle tregon barkun e rrumbullakosur dhe merr dhuratën e parë për bebin

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 11:23
Meghan Markle

Pasi Pallati Mbretëror Kensington bëri me dije se dukesha e Sussexit, Meghan Markle është në pritje të ëmbël, kjo e fundit ka zbuluar për herë të parë barkun e rrumbullakosur.

Teksa Markle së bashku me Princ Harry-n ndodheshin në Australi për vizita zyrtare, dukesha kishte veshur një fustan të bardhë pas trupit të stiluar nga australiania Karen Gee.

Ky fustan i tregonte qartë barkun Meghan-it, e cila jo më kot kishte zgjedhur këtë model dhe ngjyrë.

Në takimin me Guvernatorin Peter Cosgrove, çifti mbretëror ka marrë edhe dhuratën e parë për fëmijën që do vijë në jetë në pranverë të 2019-s; një kangur pelushi dhe një palë çizme të vogla.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat