Princi Harry flet për herë parë për shtatzëninë e Meghan Markle: Jemi të dy…

Bota e Yjeve

Princi Harry flet për herë parë për shtatzëninë e Meghan Markle: Jemi të dy…

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 14:31
Princi Harry dhe Meghan Markle

Pas lajmit se Princ Harry dhe Dukesha e Sussexit Meghan Markle së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë, ata janë duke marrë urime pafund.

Lidhur me këtë lajm të bukur, ka folur për herë të parë edhe babai i ardhshëm. Princ Harry është shprehur i emocionuar për fëmijën që pritet të vijë në jetë në pranverë të vitit 2019.

“Nuk mund të mendonim për një vend më të mirë për të njoftuar se presim një fëmijë, qoftë djalë apo vajzë, kështu që faleminderit. Jemi të dy shumë të emocionuar që jemi këtu dhe t’ju shërbejmë birra dhe çaj në pritjen e pasdites, sipas stilit australian”, u shpreh Harry, gjatë një mbledhje me rastin e turneut të tij në Australi.

Gjithashtu edhe Markle është dëgjuar të shprehet: “Jemi gati. Jemi shumë të lumtur që i bashkohemi grupit të prindërve”.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat