Enca pozon me reçipeta në shtrat, fansat aludojnë se me kë ndodhet në hotel: Mos komentoni është me shoqe…

Bota e Yjeve

Enca pozon me reçipeta në shtrat, fansat aludojnë se me kë ndodhet në hotel: Mos komentoni është me shoqe…

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 15:03
Enca Haxhia

Këngëtarja Enca ndodhet në Paris pasi ka vendosur që të festojë ditëlindjen e saj atje. Që tani ajo ka nisur përgatitjet për festën që do të bëjë pas dy ditësh, më 19 tetor.

Enca e cila është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ka postuar sot një foto nga dhoma e hotelit. Në mbishkrimin e fotografisë ajo pyet fansat se cilin vend duhet të vizitojë në kryeqytetin francez.

“Mirëmëngjesi. Vendi më i bukur për të shkuar në Paris?”, shkruan ajo, ndërsa në foto ajo shfaqet gjysmë e mbuluar me çarçaf dhe vetëm me reçipeta.

E si gjithmonë, fotografia e saj ka marrë mijëra pëlqime dhe qindra komente, ku një nga fansat ka aluduar për personin me të cilin ndodhet në hotel këngëtarja. “Të gjithë jemi të mendimit se Encën e ka “shtyp” ky që i bëri foton. Më ndryshoni mendim! P.S. Mos komentoni është me shoqe”, shkroi një prej ndjekësve të saj.

Ky koment nuk i ka kaluar Encës, e cila vendosi që t’i përgjigjej atij duke treguar se me kë ndodhej në hotel: “Jam me motrën, pervers”.

E mesa duket ndjekësi ka edhe një kundërpërgjigje për komentin e saj: “Enca më fshiu komentin ku i thashë që “po më thuaj që ai po shtyp dhe motrën”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat