Ori Nebiaj, pretendente për të drejtuar “Big Brother Vip”, ç’do të ndodhë në resortin e personazheve të famshëm

Bota e Yjeve

Ori Nebiaj, pretendente për të drejtuar “Big Brother Vip”, ç’do të ndodhë në resortin e personazheve të famshëm

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 18:27
Ori Nebiaj

Është kthyer në një merkato të vërtetë lista e prezantuesve pretendentë, që mund të moderojnë “Big Brother Albania VIP”, reality show, që këtë vit do të vendoset në ambientet e reja të “Studio Nova”.

Ndonëse ende nuk dihet nëse kanë filluar përgatitjet apo jo, ajo çfarë nxit më shumë kureshtjen e publikut është fakti se kush do e prezantojë këtë “reality show”, të konceptuar si një “resort” ku do të akomodohen personazhet e famshëm shqiptarë.

Janë lakuar disa prej emrave të mundshëm të “Top Channel”, që nga Ledion Liço, Arbana Osmani e deri te Luana Vjollca, por deri tani nuk kemi asnjë version zyrtar, se cili apo cila do të marrë në dorë frenat e “BBAV”

Ndërkohë, sipas zërave të fundit, flitet për një emër surprizë, që do i besohet drejtimi i këtij reality show dhe fjala është për drejtuesen aktuale të programit të mëngjesit “Wake up”, Oriela Nebiaj. Moderatorja, e cila u kthye në studio pas një vere me intervistat “live” me personazhe të njohur gjatë programit “Pushime on Top”, mesa duket, do të provojë një tjetër natyrë formati në televizion, që pritet të nisë transmetimin fillimin e vitit që vjen.

Kujtojmë që vetë “Top Channel” e publikoi spotin e këtij projekti në janar. Ky spot zbuloi dhe filozofinë apo formulën e show-t, që pas një dekade eksperiencë me protagonistë njerëz të zakonshëm, për herë të parë do të ketë si banorë personazhe të famshëm të showbiz-it, që bëjnë karrierë në fusha të ndryshme.

Në spotin në fjalë kuptohet ideja e këtij formati nëpërmjet pyetjeve që ngrihen, e secila ka përfaqësuesin VIP që mbart një histori personale. “Të përndiqesh nga portalet! Të bësh selfie me fansat! Të dobësohesh me palestër! Të parakalosh në tapet të kuq! Të dobësohesh me ndihmën e doktorit! Të marrësh vesh dallaveret e fundit! Të bësh thonjtë! Të zgjedhësh madhësinë e gjoksit! Të frysh buzët pa rënë në sy!… Të bësh prap thonjtë! Të gjesh paruken e duhur! Të fshish komentet e ‘hate’-tësve! Të shpikësh një emër për beben e re! Të xhirosh gomat aty ku nuk lejohet! Të kërkosh falje publike! Është e vështirë, të jesh një VIP! Ata meritojnë që të çlodhen! E ku është resorti i VIP-ave?! Big Brother Vip… së shpejti vetëm në ‘Top Channel’”, janë frazat e shkëputura nga ky spot.

Mbetet për t’u parë se kush do të jenë emrat e njohur që do të pranojnë të bashkëjetojnë me miqtë apo rivalët e tyre, e për më tepër që do të rrëfejnë jetën personale në publik.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat