Dua Lipa i rrëmben fronin Rita Orës, vendi që i zuri në firmën e njohur

Bota e Yjeve

Dua Lipa i rrëmben fronin Rita Orës, vendi që i zuri në firmën e njohur

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 18:42
Dua Lipa

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa është bërë imazh i firmës ‘Adidas’. Kujtojmë se më parë ishte Rita Ora ajo që reklamonte veshje të tilla.

Kjo është një përzgjedhje e kompanisë së njohur të veshjeve sportive dhe nuk ka lidhje me marrëdhënien jo të mirë të këngëtareve shqiptare. Dua ka bërë edhe kolonën zanore të prezantimit të koleksionit të ri.

Në një intervistë me Hannah Bronfman, ajo ka rrëfyer se çfarë e inspiron të vishet bukur e të shkruajë muzikë të mirë.

“Përvojat personale, të jesh në gjendje të shkruash rreth tyre është një lloj terapie. Unë përpiqem të bëj gjëra që më trembin ose mendoj se mund të tërhiqesha. Gjithashtu, vende të ndryshme që unë vizitoj më inspirojnë, më pëlqen të kem veshje të ndryshme bazuar në vendin ku jam në botë”, tregoi Dua.

Image

Më pas, zbuloi se ndër femrat që e inspirojnë është edhe ish-Zonja e Parë e Amerikës, Michelle Obama.

“Le të fillojmë nga artistet e popit si Pink tek tekstshkrueset dhe këngëtaret si Alicia Keys, ish-Zonja e Parë Michelle Obama dhe modelja Adwoa Aboah. Femrat që kanë hapur rrugën për vajzat e reja nga prejardhje të ndryshme dhe u kanë treguar mbështetje se mund të bëjnë gjithçka që kanë në mendje. Ato janë femra që kanë luftuar për të drejtat e grave në mënyra të ndryshme, qoftë në pikëpamje politike apo në fuqizim personal”, përfundoi Dua

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat