Aktorja juaj e preferuar turke humbi shansin e jetës për karrierën ndërkombëtare! Pësoi aksidentin fatal që i ndryshoi jetën - Bota Sot
Aktorja juaj e preferuar turke humbi shansin e jetës për karrierën ndërkombëtare! Pësoi aksidentin fatal që i ndryshoi jetën

Bota e Yjeve

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Aktorja juaj e preferuar turke humbi shansin e jetës për karrierën ndërkombëtare! Pësoi aksidentin fatal që i ndryshoi jetën

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 00:38
Almila Ada

Me siguri e njihni aktoren turke Almila Ada, nga roli i saj në serialin më të ri turk “Xhenet”.

Aktorja e talentuar turke ka arritur të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithëve me rolin e saj, por duket se jeta e saj do të kishte qenë shumë ndryshe nëse nuk do të kishte pësuar aksidentin fatal që i ndryshoi të gjithë karrierën.

Almila nisi studimet për piano dhe balet në Universitetin e Stambollit, e më pas u shpërngul me studime në Londër.

Gjatë viteve në Londër, ajo u takua me një regjisor i cili vuri re menjëherë talentin e saj në aktrim, madje e bëri pjesë në filmin “Avengers: Age of Ultron” me një rol të vogël.

Image

Por për fat të keq, gjatë xhirimeve ajo dëmtoi “tendinën e akilit” dhe vuajti nga probleme kockore.

Almila u detyrua të kthehej në Stamboll, por në asnjë moment nuk hoqi dorë nga ëndrra për të qenë një ditë në shesh xhirime.

Ajo nisi të luante role të vogla në serialet turke, derisa u shfaq në rolin kryesor në serialin “Xhenet”, ku u përgëzua për talentin e jashtëzakonshëm në aktrim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test