Bora Zemani, në majë të shkallëve për të ekspozuar këmbët

Bota e Yjeve

Bora Zemani, në majë të shkallëve për të ekspozuar këmbët

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 13:43
Bora Zemani

Në sezonin e ri të emisionit “E diela shqiptare”, përkrah moderatorit Ardit Gjebrea është shfaqur prezantuesja e sportit, Bora Zemani.

Bora është imazhi i ri i së dielës, e cila do të qëndrojë pranë publikut gjatë prezantimit të këngëve të reja të “Kënga Magjike”.

Nga java në javë ajo poston foto me veshjet e çdo puntate në programin e “E diela shqiptare”, ku merr mjaft komente për linjat, edhe pse është nëna e një djali.

Të dielën e fundit ajo kishte veshur një fustan të bardhë. Për të realizuar një foto sa më të bukur dhe që t’i nxirrte në pah këmbët, ajo ka pozuar sipër shkallëve, në ambientet e brendshme të televizionit “Klan”.

“Pa mendje, prej vërteti”, shkruan ajo poshtë fotos, pozë që nuk u ka shpëtuar ndjekësve. Ata kanë vërshuar me komente, ku i komplimentonin këmbët dhe e këshillonin t’i nxirrte më shpesh në ekran.

Bora Zemani nisi punë në programin “E Diela Shqiptare”, pas largimit nga “Digitalb”, ku drejtonte emision “Bar Skedina”, që më parë ishte prezantuar nga Ilda Bejleri.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat