Ronaldo shkëlqen në fushë, Georgina në tribunë

Bota e Yjeve

Ronaldo shkëlqen në fushë, Georgina në tribunë

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 06:23
Georgina Rodriguez

Cristiano Ronaldo u rikthye me gol në “Champions League” pas dënimit që mori në ndeshjen ndaj Valencias edhe pse Juventusi humbi në këtë takim.

Portugezi shënoi golin e parë në “Juventus Stadium” për bardhëezinjtë kundër Manchester United, ndeshje e mbyllur 1-2.

Por ndërkohë që sulmuesi shkëlqente në fushën e gjelbër, në tribunë kishte një mbështetje të madhe, partneren e tij Georgina Rodriguez.

Modelja 24 vjeçare, e cila nuk mungon kurrë në ndeshjet e Cristianos, edhe këtë herë ishte në stadium për të festuar me të.

Bukuroshja spanjolle ka publikuar një foto në Instagram, ku dukej mahnitëse.

“Duke mbështetur Juventusin dhe zemrën time ,” shkruan Georgina në postim.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat