Ajo mahniti me performancën e saj në Victoria's Secret Fashion Show.
Dhe Rita Ora u shfaq e mahnitshme edhe në ndejën pas shout, në Pier 49 në New York City, të enjten mbrëma, përcjell Bota sot.
Këngëtarja 27 vjeçare u paraqit e veshur në një fustan të gjatë të bronztë, në të cilin ekspozoi këmbët e gjata seksi me një të çarë dhe gjoksin bombastik.
E grimuar dhe me flokët e gjata të bardha, dukej për mrekulli./BS/