Xhensila Myrtezaj ‘thyen’ palestrën

Bota e Yjeve

Xhensila Myrtezaj ‘thyen’ palestrën

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 23:08
Xhensila Myrtezaj

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, u bë nënë për herë të parë vetëm para disa muajsh.  Por pasi solli në jetë vajzën e saj Ajkën, tashmë këngëtarja shqiptare po i dedikohet më tepër vetes.  

Në fotografitë e publikuara pas lindjes ajo dukej në një formë të mirë, por shumë nga ju me siguri kanë pyetur veten si ka mundësi që e mori kaq shpejt veten nga lindja dhe kilet e fituara gjatë pritjes së ëmbël.

Përgjigja është shumë vullnet, mund dhe djersë në palestër e kanë kthyer Xhensilën brenda një kohe shumë të shkurtër në linjat e mëparshme.

Xhensila Myrtezaj paraditen e sotme ka ndarë një video, ku duket tejet e zellshme gjatë stërvitjes në palestër.

Ajo ka befasuar të gjithë edhe pse një nënë e re, duket në formë shumë të mirë trupore.

Shtatzënë apo jo, për të hequr kilet e tepërta dhe për forma perfekte zgjidhja është stërvitje e vazhdueshme dhe ushqim i kontrolluar.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat