DiCaprio dhe Morrone po e vazhdojnë në qetësi të plotë romancën e tyre

Bota e Yjeve

DiCaprio dhe Morrone po e vazhdojnë në qetësi të plotë romancën e tyre

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 19:56
Leonardo DiCaprio dhe Camila Morrone

Leonardo DiCaprio tashmë një vit është në një marrëdhënie të lumtur me Camila Morrone.

Pasi verën e kaluar u njoftuan në Itali, aktori 43-vjeçar dhe aktorja dhe modelja 21-vjeçare historia e tyre e dashurisë ka vazhduar edhe në Shtetet e Bashkuara.

Edhe pse për shkak të dallimit të madh në moshë dhe faktin se fituesi i një Oscari pëlqen të josh modelet e reja, shumëkush ka besuar se lidhja e tyre nuk do të vazhdojë për shumë.

Por, burimet të afërta me dyshen kanë thënë se Leonardo e ka humbur krejtësisht kokën pas zeshkanes së re, e cila është në kërkim e sipër të ngritjes në karrierë në Hollywood.

Edhe pse në më pak se një vit më parë nuk flisnin publikisht për lidhjen e tyre, tashmë dyshja nuk hezitojnë të shihen pranë njëri-tjetrit. Së fundi ishin së bashku në ngjarjen vjetore të modës “Victoria’s Secret”.

Theksojmë se një të kaluare të ngjashme ylli i hollivudit e kishte edhe me modelen braziliane, Gisele Bundchenin si dhe modelen izraelite, Bar Refaeli, ku te dyjat pas përfundimit të lidhjes me DiCaprion krijuan familjet e tyre.

Pavarësisht faktit se aktori është në dekadën e pestë të tjetër, Leo asnjëherë nuk është martuar, por ka treguar gjithmonë luhatje në romancat e tij.

Përndryshe, Camilla është e bija e aktores argjentinas Lusia Sole, e cila është më e re se Leonardo vetëm një vit dhe ajo ka qenë e njohur për një marrëdhënie shumë-vjeçare me aktorin Al Pacino.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat