Toni Braxton mund të martohet brenda disa javëve

Bota e Yjeve

Toni Braxton mund të martohet brenda disa javëve

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 21:01
Toni Braxton dhe Wendy Williams

Duke folur për Wendy Williams, 51 vjeçarja Braxton ka thënë se ajo dhe i fejuari i saj, reperi Birdman, tashmë kanë vendosur dy data për dasmën e tyre, por që asnjëra nuk na përshtateshin.

“Ne po kalonim në një lloj drame. Unë thashë në rregull – dasma është një mundësi e mirë për të mbledhur të gjitha motrat. Por nuk arrita t’i mbledhë të gjitha”.

“Në fakt, dasma nuk është një arsye e mirë sepse po e komplikon lidhjen time të dashurisë. Ai vazhdimisht më thotë ‘Michelle [emri i saj i mesit], vendose përfundimisht një datë”, ka thënë ajo.

“Ai më ka thënë të vendosë një datë para se të përfundojë ky vit. Kam disa javë kohë”, ka vazhduar tutje këngëtarja e shumë hiteve.

Sipas Braxton, i fejuari i saj nuk do një dasmë luksoze. Ajo kishte treguar më herët se Birdman do një dasmë me temë të “Great Gatsby”.

Pavarësisht nëse kurorëzimi i dashurisë së tyre do të ndodhë në kishë ose jo, një gjë është e sigurt – asnjëra nga motrat e këngëtares nuk do të jenë shoqërueset e nderit.

“Do të jetë mikja ime e ngushtë, do të jetë Jada Pinkett Smith”, ka thënë ajo.

Braxton dhe Birdman kanë njoftuar zyrtarisht për fejesën e tyre në muajin shkurt, por ajo po mbante një unazë diamante, muaj më parë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat