Demi Lovato i kthehet jetës normale

Bota e Yjeve

Demi Lovato i kthehet jetës normale

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 18:30
Demi Lovato

Derisa Demi Lovato po vazhdon rimëkëmbjen, ajo po përpiqet të kthehet në një jetë normale.

Mbrëmjen e së enjtes, këngëtarja është parë me disa miq të saj në një zonë të Los Angeles.

Në disa fotografi të publikuara nga E! News, Demi shihet me pantallona të zeza, atlete të bardha dhe një bluzë gri. Artistja është parë e buzëqeshur dhe duke biseduar me miqtë e saj.

Ndërsa Demi ka mbajtur një profil të ulët në rrjetet sociale, fansat janë të lumtur të dëgjojnë se ajo është shumë e përqendruar në shëndetin e saj.

“Ajo po punon me një trajner disa ditë në javë, duke ngrënë mirë dhe ka një mendim tërësisht tjetër’, ka thënë një burim për E! News.

“Ajo ka ndjekur të gjitha hapat dhe udhëzimet e dhënë nga specialistët e saj”.

Burimi më tej shpjegoi se Demi ka kaluar shumë kohë me nënën e saj. Ajo gjithashtu ka kontrolle të detyrueshme me mjekët.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat