Ish-Missi shqiptar pranon ndërhyrjet kirurgjike: Shyqyr që na kanë ardhë këto kohë

Bota e Yjeve

Ish-Missi shqiptar pranon ndërhyrjet kirurgjike: Shyqyr që na kanë ardhë këto kohë

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 09:48
Suada Sherifi

Të pranosh që ke bërë operacione plastike është një gjë e rrallë nga artistët, por jo për ish Miss-in Suada Sherifi.

Ish Miss Shqipëria ka pranuar që ka bërë operacione plastike dhe pse ato nuk janë të shumta pasi nuk ka pasur shumë nevojë.

“Pse je bërë kaq shumë.Ishe shumë e bukur natyrale.Sa keq që të kapi dhe ty kjo sëmundja e pasigurisë’ ishte një nga pyetjet që u drejtua Suadës.

‘Unë bëj çfarë të dua për aq kohe që ndihem mirë me veten.Dhe shyqyr që kanë ardhur këto kohë.S’do rri të bëj si nëna natyrë këtu .... Por edhe ndonjë gjë të madhe nuk kam bërë se s’kam pasë nevojë.Por as nuk jam penduar për çfarë kam bërë’ i është përgjigjur fanses Suada.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat