Gruaja në SHBA lindi një fëmijë të shëndetshëm, por vdiq nga coronavirusi para se ta mbante atë në krahë

Bota

Gruaja në SHBA lindi një fëmijë të shëndetshëm, por vdiq nga coronavirusi para se ta mbante atë në krahë

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 22:51

Erika Becerra ishte tetë muaj shtatzënë kur u diagnostikua me COVID-19. Në muajin nëntor, ajo u induktua dhe lindi një djalë të shëndetshëm.

Sipas CNN, pas një lindjeje normale në Detroid, Michigan, Becerra u intubua menjëherë pasi kishte probleme me frymëmarrje. Tri javë më vonë, të premten, Becerra vdiq.

Pasi ishte intubuar dhe ishte pozitive me COVID-19, ajo kurrë nuk pati mundësinë të mbante djalin e saj në duar, tha vëllai i saj, Michael Avilez për CNN.

Becerra, 33 vjeçe, ishte njëra prej 15 mijë viktimave gjatë shtatë ditëve të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Erica ishte personi më i mrekullueshëm që mund ta takoje ndonjëherë”, u shpreh Avilez.

“Për të, lumturia e njerëzve të tjerë ishte vetë lumturia e saj”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat