Manovra të frikshme të Rusisë në detin e Japonisë, mes tensioneve me SHBA

Bota

Manovra të frikshme të Rusisë në detin e Japonisë, mes tensioneve me SHBA

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 00:55
Manovra të frikshme të Rusisë në detin e Japonisë

Ministria ruse e mbrojtjes publikoi sot pamje të manovrave të frikshme detare.

Një frigatë e re lëshonte silurë dhe zjarr mitralozësh ndaj objektivëve stervitorë në Lindjen e Largët, rajon që kohët e fundit është kthyer në një tjetër pikë të nxehtë rivaliteti mes superfuqive.

Në pamje shihet frigata e modernizuar Marshal Shaposhnikov, duke zbrazur njësinë e artilerisë A-190, topin kryesor 30mm dhe duke lëshuar të paktën dy silura në gjirin Pjetri i Madh.

Gjiri ka qenë pikë tensionesh pasi javet e fundit pranë zonës ka kaluar luftanija amerikane anti-nëndetëse USS John S McCain,madje duke shkaktuar një mini-incident diplomatik.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat