Anëtarët e kabinetit qeveritar në shënjestër të shpërthimeve në Jemen

Bota

Anëtarët e kabinetit qeveritar në shënjestër të shpërthimeve në Jemen

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 14:53
Foto ilustrim

Disa shpërthime kanë tronditur aeroportin në qytetin Aden të Jemenit më 30 dhjetor 2020.

Të paktën pesë vetë u vranë dhe dhjetra të tjerë u plagosën, i tha një burim agjencisë Reuters.

Kryeministri, Maeen Abdulmalik Saeed, dhe anëtarët e kabinetit thuhet se shpëtuan dhe u dërguan në një pallat presidencial.

Ministri i Informacionit tha se shpërthimet ishin rezultat i një “sulmi frikacak terrorist” nga rebelët Huthi.

Kabineti i ri i kryeministrit Saeed u formua si një përpjekje për të përfunduar një përçarje midis forcave besnike ndaj presidentit Abdrabbuh Mansour Hadi dhe forcave separatiste të Këshillit Tranzitor Jugor (STC).

Ata supozohet të jenë aleatë në luftën civile kundër lëvizjes Huthi, e cila kontrollon kryeqytetin Sana dhe pjesën më të madhe të Jemenit veri-perëndimor.

Jemeni është shkatërruar nga një konflikt që u përshkallëzua më 2015, kur një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite filloi një operacion ushtarak për të mposhtur rebelët Huthi dhe për të rivendosur sundimin e presidentit Hadi.

Luftimet thuhet se kanë lënë më shumë se 100.000 njerëz të vdekur, si dhe kanë shkaktuar katastrofën më të rëndë humanitare në botë.

Konflikti po ashtu është zgjeruar përtej kufijve të Jemenit, ku rebelët Huthi kanë kryer sulme me dronë dhe raketa kundër Arabisë Saudite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat