Kryeministri i Jemenit thotë se sulmi në aeroport kishte për qëllim ‘eleminimin’ e kabinetit

Bota

Kryeministri i Jemenit thotë se sulmi në aeroport kishte për qëllim ‘eleminimin’ e kabinetit

Më: 2 janar 2021 Në ora: 23:23
Maeen Abdulmalik Saeed

Kryeministri i Jemenit tha të shtunën se një sulm me raketa në aeroportin në Aden kishte për qëllim "të eleminonte" qeverinë e re të vendit ndërsa mbërriti në qytetin kryesor jugor - një sulm i guximshëm të cilin ai ua fajësoi rebelëve të mbështetur nga Irani, shkruan AP.

Kryeministri Maeen Abdulmalik Saeed foli për Associated Press në një intervistë në Pallatin Mashiq në Aden. Ishte intervista e parë e udhëheqësit me mediat ndërkombëtare pasi ai mbijetoi sulmin e së mërkurës që vrau të paktën 25 njerëz dhe plagosi 110 të tjerë.

"Ishte një sulm i madh terrorist që kishte për qëllim eleminimin e qeverisë", tha Kryeministri. "Ishte një mesazh kundër paqes dhe stabilitetit në Jemen".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat