Britania ndalon udhëtimet nga Amerika e Jugut për shkak të variantit të ri të virusit në Brazil

Bota

Britania ndalon udhëtimet nga Amerika e Jugut për shkak të variantit të ri të virusit në Brazil

Më: 14 janar 2021 Në ora: 18:29
Britani

Britania do të ndalojë udhëtarët nga Brazili, shtetet e Amerikës Jugore dhe Portugalisë, për shkak të frikës nga një variant i ri i COVID-19, ka thënë ministri i Transportit, Grant Shapps, të enjten.

“E kam marrë vendimin urgjent për t’i ndaluar të ardhurit nga Argjentina, Brazili, Bolivia, Cape Verde, Kili, Kolumbia, Ekuadori, Guajana franceze, Panamaja, Paraguaj, Peruja, Surinami, Uruguaj dhe Venezuela – qysh nga nesër, 15 janar në orën 04:00, pas dëshmive për një variant të ri në Brazil”, ka shkruar Shapps në Twitter.

Portugalia është përfshirë gjithashtu në listën e ndalimit për shkak të lidhjeve të ngushta të udhëtimit me Brazilin, ka thënë ajo. Nga masa do të përjashtohen punëtorët që transportojnë mallrat esenciale nga Portugalia, shkruan Reuters.

Shapps tha se masat e reja nuk do të zbatohen për shtetasit britanikë dhe irlandezë dhe vendeve të treta me të drejta qëndrimi, por udhëtarët që kthehen prej këtyre destinacioneve do të duhet t’i nënshtrohen vetizolimit 10-ditorë.

Të dielën, Japonia njoftoi se një variant i ri i virusit është evidentuar tek katër udhëtarë nga Brazili. Ky variant ka disa tipare të ngjashme me variantet e zbuluara në Britani dhe Afrikën e Jugut, të cilat besohet të jenë më të bartshme se sa forma e parë e koronavirusit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat