Bëhet virale! Gazetarja ngacmohet seksualisht gjatë raportimit direkt

Bota

Bëhet virale! Gazetarja ngacmohet seksualisht gjatë raportimit direkt

Më: 20 janar 2021 Në ora: 14:57
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gazetarja kanadeze Krista Sharpe, ka shpërndarë në Twitter momentin kur ajo është ngacmuar seksualisht gjatë raportimit direkt nga një person, i cili udhëtonte me makinë.

E tronditur, gazetarja shikon në drejtimin e makinës dhe më pas përpiqet që të mbledhë veten.

Në përshkimin e videos që gazetarja ka publikuar në Twitter shkruan: Kjo nuk është për të qeshur dhe aspak e lezeçme. Do doja të thoja se nuk më shqetëson, por më shqetëson. Më bëri të ndihesha si m**, kjo gjë u ndodh të gjithë gazetareve kudo dhe duhet të ndalet.

Kjo video ka marrë më shumë se 3 milionë views-a dhe incidenti po hetohet nga policia rajonale e Waterloos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat