Filipine: Tërmet i fuqishëm prej 7.0 shkallësh

Bota

Filipine: Tërmet i fuqishëm prej 7.0 shkallësh

Më: 21 janar 2021 Në ora: 16:11
Foto ilustrim

Një tërmet i fuqishëm prej 7.0 shkallësh u regjistrua të enjten në mbrëmje në pjesën jugore të Filipineve.

Vëzhguesi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se epiqendra e tërmetit ishte rreth 210 kilometra në juglindje të Pondaguitanit, në provincën Davao Occidental.

Lëkundjen u ndien edhe në qytetet dhe rajonet e afërta të rajonit, që shtrihet në ishullin kryesor jugor të Mindanaos, bëri të ditur Instituti Sizmik dhe Vullkanologjik i Filipineve.

Megjithatë, Vëzhguesi Gjeologjik i ShBA-së tha se ka gjasa të vogla për pasoja në njerëz apo dëme materiale. Autoritetet gjithashtu nuk kanë paralajmëruar rrezik për cunami. Tërmetet që kanë epiqendër më të thellë nën sipërfaqen e tokës në përgjithësi shkaktojnë më pak dëme, shkruan Daily Mail.

Filipinet shtrihen në të ashtuquajturën “unazë e zjarrit”, që është zona me aktivitetin më të lartë sizmik në botë, dhe shpesh goditen nga tërmetet.

Ky shtet gjithashtu goditet nga rreth tajfune dhe stuhi tropikale çdo vit, duke e bërë atë një ndër vendet më të prekura nga fatkeqësitë natyrore.

Në vitin 1990, gati 2.000 njerëz kishin vdekur në pjesën veriore të Filipineve nga pasojat e një tërmeti prej 7.7 shkallësh që e kishte goditur këtë rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat