Izraeli nis papritur stërvitjen ajrore ushtarake

Bota

Izraeli nis papritur stërvitjen ajrore ushtarake

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 17:36
Foto ilustrim

Forca ajrore izraelite në kufirin verior të vendit kanë nisur një stërvitje ajrore të befasishme me qëllim të përmirësimit të gatishmërisë luftarake.

Ushtria izraelite në një deklaratë paralajmëroi se gjatë stërvitjes, e cila do të zgjasë deri më 17 shkurt, do të rriten aktivitetet në hapësirën ajrore dhe se në këtë pjesë do të dëgjohen shpërthime.

Më tej theksohet se “stërvitja simulon skenarë të luftës në frontin verior dhe të gjitha kapacitetet e forcave ajrore do të testohen, duke përfshirë ruajtjen e superioritetit ajror, mbrojtjen e hapësirës ajrore të vendit, sulmin dhe mbledhjen e informacioneve”.

Stërvitja “Rose Galilee” u organizua disa orë pasi pala siriane pretendoi se ushtria izraelite kishte kryer një seri sulmesh pranë Damaskut të Sirisë.

Regjimi i Bashar al-Asadit deklaroi më herët se forcat izraelite kryen një sulm me raketa në Damask në mëngjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat